Ilustrim.

Ngacmim seksual në Podujevë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën ka ndodhur një rast i  ngacmimit seksual në Podujevë.

Sipas njoftimit, lidhur me ngjarjen është arrestuar një person i dyshuar, i cili po ashtu dyshohet se edhe e ka sulmuar fizikisht viktimën.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 18 tetor 2022, rreth orës 17:10 në Podujevë.

Gjithmonë duke iu referuar raportit policor, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.