Avionët izraelitë godasin blloqet e banesave në Gazë

Si pjesë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, avionët luftarakë kanë goditur disa ndërtesa në qendër të qytetit të Gazës, përfshirë një ndërtesë 11-katëshe të quajtur Palestine Toëer.

Aty janë të vendosura stacionet radiofonike të Hamasit dhe një kinema.

Kundërsulmi nga Izraeli erdhi pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit në vendbanimet izraelite përrth Gazës ku 100 persona janë konfirmuar të vdekur e qindra tjerë të plagosur.

Derisa, janë marr si pengje edhe shumë civil e pjesëtarë të ushtrisë të cilët janë dërguar në rripin e Gazës.

Liderë të vendeve perëndimore kanë dënuar ashpër këtë sulm, derisa i kanë ofruar mbështetje shtetit të Izraelit.BBC

Zhvillimet në Izrael – Netanyahu: Jemi në luftë