Foto: ZKM

Avdullah Hoti: po e paguajmë çmimin e hapjes

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti në seancën e sotme  të Kuvendit të Kosovës ku po raporton për menaxhimin e pandemisë, tha se e pranojnë që hapja e shoqërisë dhe ekonomisë nuk e ka gjetur vendin të përgatitur për shkak të rritjes së numrit të ifektimeve me coronavirus ditët e fundit.

“Po e shohim dhe pranojmë se hapja e shoqërisë dhe bashkë me të edhe e ekonomisë, pas asaj mbyllje drastike por që ishte e domosdoshme deri në qershor, e ka gjetur vendin tonë jo të gatshëm për të bashkëjetuar me virusin deri në momentin e mposhtjes së tij për çka sot po paguajmë një çmim jo të lirë me shtim të numrit të të infektuarve, ngopje të sistemit tonë shëndetësor dhe për fat të keq edhe humbje të jetës”, tha ai.

Hoti shtoi se janë detyruar të kthejnë disa nga masat për shkak të gjendjes nga pandemia.

Live – Seanca për buxhetin

Live – Seanca për buxhetin

Publiée par Kallxo.com sur Lundi 13 juillet 2020