Avdullah Hoti: Në dialog për njohje reciproke, anëtarësim në OKB e njohje nga 5 shtetet e BE-së

Kryeministri i Kosovës në interpelancën që po mbahen në Kuvend, ka thënë se Kosova në dialog po shkon për të arritur njohje reciproke me Serbinë, anëtarësimin në OKB dhe për të siguruar njohje nga 5 shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Për fat të keq, taksa vetëm e kurthoi Kosovën drejt rrugëve integruese. Ndërsa në këtë situatë për të hapur alternativa të reja, faktori amerikan pranoi që më mos të jetë vetëm arbitër jashtë palëve. Për herë të parë jemi protagonist, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, njohjen reciproke, sigurimin e ulëses në OKB dhe njohjen nga 5 shtetet e BE-së”, ka thënë kryeministri Hoti.

Tutje, kryeministri Hoti deklaroi se Kosova është projekti më kulmor i kombit shqiptar dhe etnive të tjera në vend. Sipas tij, mbi këtë projekt nuk mund të negociojë askush.

“Grupime populiste nuk morrën përgjegjësinë dhe rrezikuan bargadimin ndaj miqve të Kosovës. Këtë proces të dialogur ne duhet ta shikojmë si mundësi”, tha kryeministri.

Në fund, kryeministri Hoti bëri thirrje që në ‘përballjen përfundimtare me Serbinë, duhet të jenë të gjithë bashkë’.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 23 juin 2020