AUV ndanë 420 mijë euro për identifikimin dhe regjistrimin qenve me pronar në Kosovë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka hapur tender për identifikimin dhe regjistrimin e qenve me pronar në territorin e vendit.

Ky tender është ndarë në 37 lote, në komuna të ndryshme në Kosovë.

Vlera e parashikuar për kontratë nga AUV është 420,000 euro. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës është paraparë te jetë 12 muaj.

Konkurruese me negociata është lloji i procedurës për këtë aktivitet të prokurimit, ndërsa AUV sqaron se çfarë faktor do të merren parasysh

“Faktorët të cilët do të merren parasysh gjatë ri-ekzaminimit janë kriteret e përcaktuara nga autoriteti kontraktues sepse çmimi është i njëjtë për te gjitha komunat i caktuar.”, thuhet në njoftim.

Kriter për dhënie të kontratës, është caktuar çmimi më i ulët.

Afati për dorëzimin e tenderëve për operatorët ekonomik të interesuar të ofertojnë është shkurtuar. AUV tregon arsyet përse u shkurtua afati

“Dorëzimi i ofertave shkurtohet për arsye si shkak i qeneve me pronar po ndodh qe te rritet edhe numri i qeneve endacak kështu qe si autoritet kontraktues jemi te detyruar qe te shpallim këtë tender me afat te shkurtuar.”, thuhet në njoftim.

Data 4 prill 2022 është edhe afati për pranimin e tenderëve.

Një tender të tillë, AUV kishte iniciuar në dhjetor tw vitit 2021 mirëpo ai aktivitet i prokurimit ishte anuluar.

Ndryshe, në muajin shtator të vitit të kaluar, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve përmes një letre ka kërkuar nga pushteti lokal në gjithë vendin që të punojnë më shumë në menaxhimin e kafshëve, përkatësisht të qeneve endacakë.

Kjo organizatë ka përgatitur edhe një strategji kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë në nivel vendi, të cilën edhe e kanë dorëzuar tek institucionet përgjegjëse.

Sipas një analize të Fonacionit për Drejtat e Kafshëve, janë disa institucione që duhet të kujdesen për menaxhimin sa më të mirë të qenve endacakë.

“Institucionet e nivelit qendror dhe lokal fajsonin njëra-tjetrën për situatat e vështira në komunitet për shkak qenve endacakë, prandaj FDK, edhe për këtë aspekt, ka bërë një analizë ligjore nga e cila është gjetur se institucionet më kompetente në raport me kontrollin dhe menaxhimin e qenve endacakë janë: a) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, b) Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, si dhe c) Autoritetet Komunale (Komunat)”, thuhet në komunikatë.

Sipas analizës, MBPZHR ka përgjegjësi dhe kompetencë në ndryshimin, plotësimin apo prezantimin e akteve nënligjore që përforcojnë zbatimin e ligjeve që rregullojnë respektimin e mirëqenies së kafshëve në Kosovë kurse AUV, ka për detyrë që të sigurojë mbarëvajtjen e projekteve të rëndësishme, siç është identifikimi dhe regjistrimi i qenve me pronar, për të parandaluar dhe ndëshkuar braktisjet e shumta të qenve dhe këlyshve në rrugë.

Organizata për drejtat e kafshëve kërkon përkushtim të nivelit lokal në menaxhimin e qenve endacakë