Administrata Tatimore e Kosovës. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

ATK, 78.9 milionë euro më shumë të hyra tatimore se në vitin 2022

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në periudhën janar-korrik të këtij viti, të hyrat e grumbulluara janë 514.8 milionë euro.

Sipas njoftimit, nëse këto të hyra krahasohen me periudhën e njëjtë të vitit 2022, ka një rritje mbi 78.9 milionë euro apo 18.1%.

ATK thekson se vazhdon me punën në drejtim të rritjes së mbledhjes së të hyrave tatimore të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Po ashtu, ATK falënderon të gjithë tatimpaguesit të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore dhe  njofton tatimpaguesit jopërmbushës se do të merren të gjitha veprimet ligjore për mospagesë të tatimit, siç parashihet me dispozita ligjore.