Foto: Kuvendi i Shqipërisë, Facebook 10 shtator 2021

Asnjë kandidat konsensual, dështon rundi i tretë për presidentin

Votimi në rundin e tretë për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Shqipërisë konsiderohet i përfunduar pasi palët politike nuk depozituan asnjë kandidaturë.

Opozita refuzoi të bëhet pjesë e seancës së sotme me përjashtim të disa deputetëve, si Ina Zhupa, Agron Duka, Fatmir Mediu, Petrit Vasili, Edmond Spaho.

Me tre rundet e para që tani konsiderohen të djegura, Presidenti zgjidhet me 84 vota.

Në dy rundet e fundit, do të mjaftojë një shumicë e thjeshtë prej 71 vota për zgjedhjen e tij.

Si mazhoranca edhe opozita deri tani nuk kanë paraqitur asnjë emër si kandidat.

Për paraqitjen e një kandidati zyrtar, nevojiten 20 firma deputetësh.

Gjatë 32 vite pluralizëm politik, Shqipëria ka zgjedhur vetëm në një rast një president konsensual.

Në vitin 2002, me marrëveshje Nano-Berisha, Alfred Moisiu u zgjodh President me 97 vota.