Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsyetimi i Samedin Mehmeti se pse u intervistua nga Inspektori Policor i Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është arsyetuar pse është intervistuar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Arsyetimi i Mehmetit erdhi pas interesimit të deputetit Mufail Bajçinovci.

“Unë jam Drejtor i përgjithshëm i policisë, deshte apo nuk deshte je një personalitet që mundet me t’u përmend emri pa dijen tënde. Nuk është përmend emri, por pozita ime dhe unë as që kam pas ide që dikush ma ka përmend emrin apo pozitën”, tha Mehmeti.

Ai shtoi se intervistimi i tij nuk lidhet me 400 kilogramët drogë që ishin konfiskuar në hyrje të qytetit të Lipjanit.

“Fillimisht fjala nuk është për rastin e drogës është për një rast tjetër që nuk ka të bëj me drogën. Një zyrtar i policisë gjatë një bisede me një person tjetër më ka përmend emrin. IPK e ka hetuar rastin kanë ardhë me kanë pyet, më kanë pyetur rreth rastit si dëshmitar. Ju po thoni që ata kanë folë për diçka, mu më është thënë që nuk është biseduar për drogë, është biseduar për diçka tjetër.”, tha tutje Mehmeti.

Një epror në Policinë e Kosovës ishte suspenduar nga detyra nën dyshimin për ushtrim ndikimi dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.

KALLXO.com kishte mësuar se eprori i policisë kishte biseduar përmes telefonit me njërin nga të dyshuarit që lidhet me rastin e 400 kilogramëve drogë që u konsifkuan në Lipjan. Në telefonatën mes të dyshuarit dhe eprorit të policisë nuk ishin përmendur droga por një rast me disa pagesa dhe që i dyshuari kërkonte që të hetohej.

Inspektorati Policor tregon arsyen e intervistimit të drejtorit të Policisë së Kosovës