Fehmi Hoti zgjidhet u.d. i drejtorit të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti është zgjedhur ushtrues i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kështu është vendosur pasi Samedin Mehmeti që mbante këtë post ka kërkuar dorëheqjen.

Dorëheqja e Mehmetit, sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është për shkak rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares.

Në mes të postimit të Sveçles thuhet edhe se dorëheqja u kërkua ‘për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale’.

Fehmi Hoti i cili do të ketë ushtrojë detyrën e drejtorit të Policisë së Kosovës, më herët ka qenë drejtor rajonal i Policisë në Prishtinë ndërsa deri para emërimit ishte zëvendësdrejtor në këtë institucion.