Inspektorati Policor tregon arsyen e intervistimit të drejtorit të Policisë së Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka konfirmuar se drejtori i përgjithshëm i Policisë, Samedin Mehmeti, është ftuar për intervistë bazuar në mandatin ligjor të IPK-së.

Sipas IPK-së, Mehmeti është intervistuar nga hetuesit e IPK-së në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin ku një prej vartësve të tij është i dyshuar për veprën penale – ushtrim ndikimi dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.

IPK njofton se intervistimi i tij nuk ka ndërlidhje me rastin e konfiskimit të substancës së dyshuar narkotike, të cilin rast është duke e hetuar vetë Policia e Kosovës.