Zenun Elezaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arsyetimi i Elezajt për çmimin mbi 1000% më të shtrenjtë të emulusionit

Një emision i “Drejtësia në Kosovë” i transmetuar gjatë këtij viti kishte shfaqur në pah faktet se një metër katror emulsion e cila kushtonte 5 deri në 10 cent në një tender të Klinës ishte paguar 1.2 euro, apo mbi 1000 % më shtrenjtë.

Në lidhje me këtë hulumtim për herë të parë në debatin Jeta në Komunë ka folur Zenun Elezaj.

Ai tha se se nuk ka pasur rrugëdalje tjetër dhe se tenderin e kishte fituar kompania me çmimin më të lirë.

“Normal që puna është dashtë me u kry, kanë munguar sasitë dhe nuk ke rrugëzgjidhje tjetër, nuk është edhe krejt qashtu qysh është bo hulumtimi juaj, dhe e ka fitu kompania me çmimin më të lirë, e ka marrë tenderin “, ka thënë Elezaj.

Gjatë verës së këtij viti emisioni “ Drejtësia në Kosovë” kishte shfaqur një hulumtim në të cilin kishin dalë në pah gabime, punë të kryera jashtë kontrate dhe me çmime dhjetëfish më të larta në një tender.

Aty kishte dal në pah se zifti për spërkatje të rrugës para asfaltimit, i cili zakonisht kushton prej 5 deri në 10 cent për metër katror në projektin e asfaltimit të rrugës Përqevë-Sferkë kishte kushtuar 1.2 euro për metër katror apo 1,000 % më shtrejtë.

Në këtë projekt ishin ngritur dyshimet edhe për një punë tjetër. Një shkëmb ishte thyer gjatë asfaltimit të kësaj rruge dhe vlera e thyerjes ishte paraparë rreth 11 mijë euro.

Puna ishte kryer dhe kompania deklaronte se për këtë punë ishte paguar, ndërsa Komuna deklaronte se kjo punë është kryer gratis nga kompania.

Punët ishin kryer nga “Mirusha Compani”, e cila është në pronësi të vëllëzërve të Sylejman Selimit, e cila në të njëjten kohë është firma kampione për nga numëri i tenderëve në Klinë, duke marrë kontrata që nga viti 2018.

Sonte në debatin ‘Jeta në Komunë’ përballë gazetares Jeta Xharra është i ftuar kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj.

Të pranishëm në këtë debat janë edhe ish kandidati për kryetar Komune Sokol Bashota, si dhe asamblistët Tush Dedaj, Mendehie Duraku dhe Esat Rraci.