Arsenijeviq thotë se Qeverinë Kurti e kanë menduar se do të bëjë diçka ndryshe

Aleksandar Arsenijeviq, themelues i iniciativës qytetare “Mbijetesa Serbe”,  ka thënë se qytetarët serbë të Kosovës e kanë parë Qeverinë Kurti si diçka të re dhe se pritjet kanë qenë se do të bënte diçka të re, por që ka kritikuar ndërhyrjet që kanë bërë në veri.

“Ne si qytetarë shumica nga veri, Qeverinë e Albin Kurtit e kemi pranuar si diçka të re, megjithatë na ka goditur si dush i ftohtë. Vitin e kaluar kishim paraqitje lufte, konfiskim të barërave, ardhja e njësive speciale, e kam parë si kanë reaguar në Prishtinë, dhe i kam parë në veri me tyta të drejtuara në drejtim të njerëzve, aty përjetohet një lloj provokimi” – tha ai.

Duke folur për incidentet e fundit,  Arsenijeviq ka thënë se nuk mund të drejtojë gishtin te askush, por që sipas tij qytetarët serbë të Kosovës kanë mbetur mes dy zjarreve.

“Unë si student i drejtësisë, nuk mund të drejtoj gishtin në askënd, por lidhem me atë se ku gjendemi, ndërmjet dy zjarreve tash është zjarri që e dërgon Qeveria e Kurtit me dënimet, ku janë të dyshuarit për zjarrin në shtëpinë e policit” – tha ai.

“Tani ka policë ROSU në çdo kënd në veri, ka edhe struktura të KFOR dhe EULEX dhe jam i sigurt që në veri asnjë zog nuk mund të kalojë pa e detektuar, ose dikush me qëllim ka lejuar të gjitha këto ose dikush me qëllim ka shkaktuar” – shtoi ai.

Sonte në emisionin ‘Kallxo Përnime’ është duke u transmetuar debati për situatën në veri, ku në dy ditët e fundit serbët atje vendosën t’i lëshojnë institucionet e Kosovës dhe protestuan për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për konvertimin e tabelave të veturave nga ato ilegale në ato të RKS-së.

(Shënim: Artikulli është edituar për shkak të disa parregullsive në përkthim)