Arsenijeviq thotë se u kërcënua nga një person në Mitrovicën e Veriut
08.1.2024 - 15:44
Aleksandar Arsenijeviq, kryetar i partisë “Demokracia Serbe”, ka njoftuar se është kërcënuar më armë mbrëmë në Mitrovicë të Veriut.
Ai këtë njoftim e ka dhënë në Facebook duke treguar se ka edhe pamje nga kamerat e sigurisë e edhe nga xhirimet që ka në telefonin e tij, por që tha se nuk do t’i publikoj ato pasi janë pjesë e hetimeve.
Arsenijeviq tregoi se rastin e ka raportuar edhe në Policinë e Kosovës, e se armën që arriti ta rrëmbente nga i dyshuari e dorëzoi tek hetuesit policor.
KALLXO.com ka kontaktuar me zëvendësdrejtorin e PK-së në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Ai ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar e se ai me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.