Arrin në 561 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se sot nga 194 mostra të marra nga Klinika Infektive, vetëm një është konfirmuar pozitiv me coronavirus.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se  sot janë shëruar edhe 28 pacientë, duke e rritur numrin e të shëruarve në 561, ndërsa rastet aktive janë 273.

“Sot më 07 maj 2020, janë shëruar 28 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 561 raste”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ndërsa në total numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë është 861, kurse 27 kanë vdekur.

Dalin rezultatet e 194 testeve të sotme për COVID-19