Arrestohet prindi që dyshohet se ushtroi dhunë ndaj tre fëmijëve të tij

Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Policia njofton se i arrestuari, mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj tre fëmijëve të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj tre fëmijëve të tij meshkuj kosovarë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti ka ndodhur në qytetin e Vitisë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.