Arrestohet pasi kanosi zyrtarin policor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë pasi ka kanosur një zyrtar policor. Sipas policisë, nga hetimet fillestare, bëhet e ditur se përveç kanosjes i dyshuari afër shtëpisë së zyrtarit policor, kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Ndaj të dyshuarit të arrestuar E. Xh.,44 vjeçar, është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është iniciuar rast për veprën penale ‘kanosje’, “përdorim i armës” dhe “armëmbajtje pa leje”.