Ilustrim.

Arrestohet pasi dyshohet se duke prezantuar fakte të rreme rreth një prone i mori viktimës 132 mijë euro

Policia e Kosovës njofton se ka ndaluar për 48 orë një burrë 50-vjeçar i dyshuar për mashtrim.

Arrestimi është kryer nga hetuesit e rajonit të Prishtinës.

Sipas njoftimit, Policia ka ngritur dyshimin e bazuar se A.Z.  duke i prezantuar fakte të rreme rreth një prone, për të cilën kishin bërë marrëveshje për shitblerje, dyshohet të ketë marrë nga ankuesi në periudha të ndryshme shuma parash vlera e përgjithshme e të cilave arrin 132 mijë euro.

Sipas Policisë, rasti i mashtrimit ishte raportuar që nga shtatori i këtij viti.

I dyshuari A.Z.,  pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

Tutje Policia sqaron se aktualisht hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me personin  i A.Z., i cili  dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste së tjera të natyrës së njëjtë.