Arrestohet një shtetas i Shqipërisë, u kap me mbi 3 kg drogë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar pasi i janë gjetur në veturë 3 kilogram e 100 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Policia ka njoftuar se përmes rrugëve operative ka pranuar informacione për lëvizje të dyshimta të një veture në fshatin Botushē, në brezin kufitar me Shqipërinë.

Gjatë kontrollit në bagazhin e  automjetit kanë vërejtur një çantë brenda së cilës kishte dy qese najloni të mbushura me substancë narkotike dyshohet të jetë e llojit marihuanë”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndaj të dyshuarit, E. T., (1986) shtetas i Shqipërisë,  janë sekuestruar automjeti dhe sasia e substancës dhe është iniciuar rasti ‘ blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

I njëjti me urdhër të prokurorit të lëndës i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ka njoftuar Policia.