Narkotik, Foto: Policia e Kosovës

Arrestohet një person për posedim të narkotikëve e fishekëve

Një person është arrestuar në dyshimin se i njëjti ka poseduar substanca narkotike dhe qindra fishekë në shtëpinë e tij.

Arrestimi i të dyshuarit ka ndodhur sot në Mitrovicë të Veriut.

“Me urdhër verbal te Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësie patrullues të stacionit policor Zveçan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale: Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë, një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë, 248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62, 562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë dhe një sprej.

 

Narkotik, Foto: Policia e Kosovës