Ilustrim

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se theri me thikë një person tjetër

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Vushtrri, pasi dyshohet se ka therrur me thikë një person tjetër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Vushtrri.