Arrestohet një person në Prishtinë i dyshuar për disa vjedhje të rënda

R.B, 33 vjeçar, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.

Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka kryer disa vjedhje të rënda në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në Prishtinë.

“Puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative të ndërmarrura, në një lokacion në Fushë Kosovë, kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Sipas Policisë, personi i dyshuar me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari.