Ilustrim

Arrestohet një person në Kaçanik, u paraqit si polic dhe i mori një personi 1,600 euro

Një person është arrestuar dje në fshatin Doganaj të Kaçanikut, pasi i njëjti ishte paraqitur si zyrtar policor duke ia marrur një personi 1 mijë e 600 euro, me premtimin se do të ia lirojë vëllanë nga burgu.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.