Ilustrim: Viza FOTO: RTK

Arrestohet një grua, u premtoi viza pune për Suedi në këmbim të parave

Është arrestuar një grua pasi që e njëjta dyshohet se ju kishte premtuar 5 grave tjera që do t’iu rregullonte viza pune për në shtetin e Suedisë.

E dyshuara kishte marrë nga ankueset para në shumë prej 7 mijë e 500 euro.

Sipas raportit policor të 24-të orëve të fundit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘’Pajazit Boletini’’ në Mitrovicë me 8 nëntor.

Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistës është dërguar në mbajte.