Foto: Ilustrim

Arrestohet një grua për mundësim prostitucioni në lokalin e masazhit në Prishtinë

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

Një grua është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”  dhe “Ofrim i lokaleve për prostitucion”.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi ka ndodhur në një lokal masazhi në kryeqytet ku edhe janë gjetur dhe sekuestruar një telefon dhe 35 euro.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Tutje tregohet se rasti po vazhdon të hetohet.