Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një grua në Vushtrri, dyshohet se i vuri flakën një veture

Një grua është arrestuar në rrugën Qamëria në Vushtrri të enjten në mesditë pasi dyshohet se i kishte vënë zjarrin një veture.

Sipas Policisë, zjarrvënia ishte e qëllimshme ndërsa ankuesi kishte raportuar që vetura ishte jashtë përdorimit.

Zjarri është shuar nga zjarrfikësit.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.