Ilustrim

Arrestohet një burrë në Rahovec, dyshohet se dhunoi seksualisht një vajzë të mitur

Një burrë në Rahovec është arrestuar nën dyshimin se ka dhunuar seksualisht një vajzë të mitur.

Rasti në fjalë dyshohet se ka ndodhur në mbrëmjen e 8 qershorit të këtij viti, rreth orës 22:00, përderisa për ngjarjen policia ka njoftuar në raportin e sotëm 24-orësh.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e viktimës, me viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”- thuhet në raportin e Policisë.