Ilustrim

Arrestohet një 26-vjeçar në Prishtinë, dyshohet se e lëndoi një person

Një 26-vjeçar në Prishtinë është arrestuar pasi dje ai kishte shkatuar lëndime një personi, i cili më pas ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 08:00 nga Qendra Klinike Universitare, e kanë marrë informatën se një person i lënduar është duke u trajtuar në institucionin e tyre.

“Menjëherë njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Ka qenë reagimi i shpejtë i policisë, ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar, të cilit i është sekuestruar një armë e ftohtë (thikë)” – thuhet në njoftimin e PK-së.

Ata tutje kanë bërë të ditur se ndaj personit të dyshuar A.G, 26 vjeç, është iniciuar procedurë për veprat, Lëndim i lehtë trupor, asgjësim apo dëmtim i pasurisë si dhe mbajtje e në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.