Arrestohet në Marok i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit shqiptar në Shëngjin

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se është lokalizuar dhe kapur në Marok autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit shqiptar Ardian Nikulaj.

Sipas njoftimit, i dyshuari i arrestuar është 28-vjeçar më shtetësi portugeze.

“Policia marokene, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Rabat, Marok, ka bërë të mundur lokalizmin në Rabat, Marok, kapjen dhe vënien në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, të shtetasit portugez R. R. S., 28 vjeç”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje Policia bën të ditur se Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin nr. 97, të datës 26.04.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Tutje, sipas njoftimit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me autoritetet marokene, po punon për të bërë të mundur ekstradimin e 28-vjeçarit drejt Shqipërisë.

“Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje”- thuhet në njoftim.

Më 26 prill, janë arrestuar në Britani 3 të tjerë të dyshuar.

Biznesmeni Adrian Nikulaj u qëllua për vdekje nga një persona i maskuar më 19 prill të këtij viti në lokalin “Coral”.

Policia identifikon 6 të dyshuar për vrasjen e biznesmenit në Shëngjin, motivi dyshohet të jetë gjakmarrja

Arrestohen në Britani tre të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj