Arrestohet i moshuari që dyshohet se tentoi të sulmojë Rrahman Jasharajn

Policia dje ka arrestuar të moshuarin i cili dyshohet se tentoi të sulmojë kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Shkolla “Ismail Qemali”, Prishtinë 05.09.2022 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj, dje ishte shtyrë nga një person pas një takimi që pati me mësimdhënësit në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në Prishtinë.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Incident në një klasë ku Rrahman Jashari po fliste me grevistët