Ilustrim - Arkiv

Arrestohet i mituri për sulm seksual dhe keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Një i mitur është arrestuar gjatë ditës së djeshme nën dyshimet se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një të mitur e gjithashtu e ka filmuar me telefon.

Policia e Kosovës ka njoftuar se fillimisht ishte raportuar rasti nga një e mitur e cila kishte thënë se ishte ngacmuar seksualisht nga dy të mitur të tjerë.

Më pas viktima ka rrëfyer se njëri nga të miturit e kishte filmuar me telefon deri sa ajo nuk ishte e vetëdijshme.

Ngjarja pretendohet se ka ndodhur në janar të këtij viti.

Viktima është intervistuar në prezencën e prindërve dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

Në lidhje me këto pretendime policia ka arritur që ta arrestoj një të mitur lidhur me ngjarjen ndërsa ka njoftuar edhe Prokurorinë e Shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar i mituri është dërguar në mbajtje.