Arrestohet i kërkuari nga Gjykata

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person ndaj të cilit ka pasur urdhëresë për arrestim nga ana e Gjyaktës.

Sipas policisë, personi i kërkuar A.Xh. (mashkull), 31-vjeç, është arrestuar në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë.

“Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë nga gjykata për veprën: Blerje dhe Posedim shpërndarje, shitje e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope”, thuhet në njoftim.

I arrestuari, sipas policisë, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit.