Arrestohet i dyshuari që mori veturën në shfrytëzim e nuk e ktheu më

Një person është arrestuar nga policia në lidhje me një veturë të cilën e kishte marrë në shfrytëzim dhe nuk e kishte kthyer më.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se rasti ishte raportuar më 22 shkurt të muajit të kaluar në fshatin Dollc të Komunës së Klinës.

Që nga ajo kohë policia, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari në lidhje me këtë rast.

Vetura e cila ishte marrë në shfrytëzim nga i dyshuari i është kthyer pronarit ndërsa pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje.