Ilustrim Foto: KALLXO.com

Arrestohet i dyshuari për kanosjen e dy prokuroreve në Pejë

Dy prokurore të Prokurorisë së Pejës ishin kanosur nga një person përmes telefonit më 14 korrik 2023.

Personi që dyshohet se ka kryer këtë vepër penale është arrestuar sot, 4 ditë pasi ka ndodhur ngjarja.

Në një njoftim të Policisë është thënë se ngjarja kishte ndodhur të premten rreth orёs 19:20 nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё.

​Policia me të marrë informatën i ka marrë masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin.

I dyshuari është thënë se është i njohur pёr Policinё, dhe se i njëjti është kërkuar nё vendbanimin e tij, mirёpo aty nuk ёshtё hasur nga Policia.

“​Sot me datё 18 korrik 2023, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se lidhur me rastin ёshtё njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48- orё

Kanosen dy prokurorë në Pejë, policia lokalizon të dyshuarin