Ilustrim

Arrestohet i dyshuari për dhunimin e një të miture në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth dhunimit të një vajze të mitur që po dyshohet të ketë ndodhur të martën në rrugën “Besa” të Prishtinës rreth orës 17:20.

Për këtë, Policia ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar i moshës së mitur nën dyshimin se e ka dhunuar vajzën e mitur.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”-thuhet në njoftimin e Policisë.