Arrestohet i dehuri që sulmoi nënë e tij

Një person në Gjakovë është arrestuar në Gjakovë, pasi, sipas njoftimit të policisë, dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht nënën e tij.

Viktima e këtij rasti ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.