Arrestohet edhe një person i dytë në lidhje me aksidentin me fatalitet në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Është arrestuar edhe një person i dytë në lidhje me aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku si pasojë mbetën tre persona të vdekur.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, për KALLXO.com ka thënë se personi i dytë i arrestuar po ashtu është në cilësinë e të dyshuarit.

“Lidhur me rastin e aksidentit me pasoja fatale i ndodhur në autostradë, pas arrestimit fillimisht të një personi të dyshuar, sot është identifikuar dhe arrestuar edhe një person i dytë i dyshuar.Pas intervistimit të personit të dyshuar, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalohet për 48 orë” – ka thënë Kelani.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në autostradën ‘Ibrahim Rugova’. Si pasojë e aksidentit kanë vdekur tre persona, ndërsa deri më tash janë dy të arrestuar.

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku vdiqën tre persona