Policia jep detaje për aksidentin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ku vdiqën tre persona

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë tre persona kanë mbetur të vdekur, si pasojë e një aksidenti në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

Policia ka thënë se rreth orës 22:45 në kilometrin e 15-të të autostradës, një person dyshohet se ka humbur kontrollin e veturës dhe për pasojë ka goditur tre këmbësorë, duke iu shkaktuar vdekjen.

Tre persona të tjerë gjithashtu janë lënduar, si pasojë e kasidentit.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.