Arrestohet dy të mitur në Pejë, dyshohen për tri raste të vjedhjeve

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të mitur në Pejë nën dyshimin se janë të përfshirë në tri raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë, të miturit janë gjetur në një veturë që ishte raportuar e vjedhur.

Ngjarja, siç raporton Policia, thuhet se ka ndodhur në rrugën “Kulla e Sheremetit” në Pejë, më 23 maj të këtij viti rreth orës 17:06.

“Njësia policore ka ndaluar një veturë që ishte raportuar e vjedhur në të cilën ishin dy të dyshuar (të mitur) të cilët janë arrestuar. Gjatë zhvillimit të hetimeve ka rezultuar se të dyshuarit (të mitur) janë të përfshirë edhe në dy raste të vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, në konsultim me prokurorin të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.