Foto: KALLXO.com Ilustrim

Arrestohet djali i Ilir Shaqirit

KALLXO.com ka raportuar pak minuta më herët për arrestimin në Pejë të pronarit të kompanisë “Aztech”, nën dyshimin se ka vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat për parandalimin e coronavirusit.

Sipas burimeve të KALLXO.com i dyshuari është djali i këngëtarit Ilir Shaqiri, Gojart Shaqiri.

Taulant Hodaj, avokati i të dyshuarit, e ka konfirmuar për KALLXO.com ndalimin e klientit të tij.

Ndërsa, prokurorja Lumturije Vuçetaj, tha se i dyshuari ka hapur biznesin e tij “Aztech”, duke vepruar kështu në kundërshtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Të dyshuarit i ishte mbyllur lokali nga inspektorët, por ai e ka hapur përsëri pas dy ditësh.

Prokuroria në Pejë ka paralajmëruar masa të ashpra ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë vendimet e Qeverisë.

KALLXO.com ka raportuar edhe për arrestimin e 17 personave të tjerë në këtë qytet.