Ilustrim

Arrestohet algjeriani që tentoi të vjedhë NPB-në

Një shtetas algjerian është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që kishte tentuar të kryej vjedhje në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe në një shtëpi në lagjen Emshir në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se shtetasi algjerian është arrestuar dhe pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Algjerisë i cili kishte tentuar të kryej vjedhje brenda në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar dhe në ndërmarrjen publike banesore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.