Policia e Shtetit

Arrestohet 29-vjeçari në Elbasan, dyshohet se vodhi kabllot e rrymës dhe kanosi me gurë policët

Policia e Shtetit kanë arrestuar një 29-vjeçar në Elbasan, i dyshuar për vjedhje të kabllove të rrymës në një ndërtesë banimi.

Pas arritjes së policëve në vendin e ngjarjes së, i dyshuari sipas Policisë së Shtetit ka kanosur ata me sende të forta – gurë.

Në raport është bërë e ditur se 29-vjeçari ishte dënuar edhe më parë për vjedhje.

“Sapo janë njoftuar në mesnatë, se po vidheshin kabllot e energjisë elektrike të një pallati në lagjen “Partizani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë organizuar punën në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e autorit. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi B. S., 29 vjeç, banues në Elbasan. 29-vjeçari, sa ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, i ka kanosur ato, me sende të forta (gurë)”- ka njoftuar Policia e Shtetit.

Organet e rendit i kanë cilësuar veprat si “Vjedhje” e mbetur në tentativë, dhe “Kanosje për shkak të detyrës”.