Ilustrim

Arrestohet 22-vjeçari që lëvizte me armë rrugëve të një fshati të Vlorës

Forcat policore të komisariatit të Vlorës dhe ato të stacionit të Selenicës, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, kanë arrestuar shtetasin R.M., 22-vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete në fshatin Kotë.

Siç njofton Policia e Shtetit, 22-vjeçari sapo ka parë shërbimet e Policisë ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë.

R.M. po dyshohet për veprën penale – armëmbajtje pa leje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit – pushkë.

Strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën intensive për zbardhjen e qëllimit që kishte personi që qarkullonte me armë zjarri me vete.