Arrestohen tre të dyshuar për grabitje në një pompë derivatesh në Prishtinë

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë grabitur para e pako me cigare në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Grabitja ka ndodhur dje në rrugën “Isa Kastrati”, ndërsa arrestimi është bërë sot.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njofton se të dyshuarit janë V.K., 21-vjeçar, D.K., 23-vjeçar dhe R.H., 24-vjeçar.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.

Policia thotë se hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme para se rasti të procedohet më tej.