Ilustrim

Arrestohen tre persona në Bresalc të Gjilanit, iu gjetën në veturë substanca narkotike

Tre persona janë arrestuar në fshatin Bresalc të Gjilanit pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

Policia ka njoftuar se kanë qenë 16.2 gram substancë narkotike e llojit kokainë dhe 2.4 gram substancë narkotike e llojit Marihuanë.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje” – thuhet në njoftimin e Policisë.

Kjo ngjarje njoftohet se ka ndodhur të enjten rreth orës 16:00.