Foto: Ilustrim

Arrestohen për kontrabandë të injeksioneve kundër trashjes së gjakut, djali dhe nipi i një polici

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar nën dyshimin për kontrabandim të mallrave.

Ata dyshohen se në rrugë ilegale kanë kontrabanduar barëra kundër trashjes së gjakut, vlera të cilave kalon shumë prej 80 mijë eurove.

KALLXO.com mëson se njëri nga të arrestuarit është i mitur.

Gjithashtu KALLXO.com mëson nga burime brenda Prokurorisë se në këtë rast janë thirrur edhe Inspektoriati Policor i Kosovës për shkak të dyshimeve se mund të ishte i përfshirë edhe një zyrtar policor.

Mirëpo, KALLXO.com merr vesh se të arrestuarit janë djali dhe nipi i zyrtarit të Policisë së Kosovës.

Burime të KALLXO.com brenda Policisë kanë treguar se fillimisht ishin identifikuar dy vetura të dyshuara të cilat po i vozisnin djali i policit dhe nipi i tij.

KALLXO.com mëson se një person tjetër po i përcillte djalin dhe nipin e policit të cilët vozisnin disa kombi e që në to dyshohej se kishte barna të kontrabanduara nga Maqedonia.

Me urdhër të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.