Ilustrim

Arrestohen pasi i kërkojnë 9 mijë euro për një veturë që dyshohet që është e vjedhur

Një burrë në Pejë ka raportuar dje se dy persona i kanë kërkuar 9 mijë euro pasi ai në vitin 2021 u kishte marrë një veturë në shfrytëzim.

Sipas Policisë, ankuesi ka thënë se kjo veturë ishte konfiskuar nga policia e shtetit të Shqipërisë, pasi që dyshohet se ishte raportuar si e vjedhur.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.