Arrestohen gjashtë persona dhe sekuestrohen pesë armë gjatë fundjavës në rajonin e Prishtinës

Gjatë fundjavës në rajonin e Prishtinës janë sekuestruar pesë armë dhe janë arrestuar gjashtë persona, në mesin e të cilëve janë dy të mitur.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se gjatë fundjavës nga zyrtarët  e stacionit policor Jugu, Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Podujevës, në katër raste të ndara, janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Ahmetit, këtyre personave u janë gjetur dhe sekuestruar pesë armë.

“Pesë nga personat e dyshuar, prej tyre dy të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që ndaj tyre kanë nisë procedurat për veprat e sipërshënuara”-ka njoftuar ajo.