Ilustrim

Arrestohen dy zyrtarë të MINT

Janë arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) pas bastisjes së këtij dikasteri nga Policia e Kosovës.

Dy zyrtarët e arrestuar në MINT janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 8;00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.

Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini që gjendet në vendin e ngjarjes, aksioni tek pronat e Muharremit ka nisur në gjashtë të mëngjesit.

Fillimisht është bastisur biznesi i Ridvani Muharremit, që është një restaurant afër shtëpisë së tij./Dukagjini.com

Afera në ministrinë e Rozeta Hajdarit, bastisje nga Njësitë Speciale