Ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi në Obiliq

Një person në fshatin Plemetin të Obiliqit dyshohet së është sulmuar fizikisht mbrëmë rreth orës 12:00.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar. Sipas Policisë, dy personat e dyshuar janë S.J. 22-vjeç dhe M.B. 20-vjeç.

Personat e dyshuar pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt, ka njoftuar PK.

Sipas njoftimit të dyshuarve u është hapur rast për veprën lëndim trupor.

KALLXO.com merr vesh se tre të përfshirët në këtë incident janë të nacionalitetit serb.