Ilustrim

Arrestohen dy persona të dyshuar për fajde në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës sot ka arrestuar dy persona të dyshuar për fajde dhe detyrim.

Lidhur me rastin, në Prishtinë dhe Lipjan është zhvilluar operacion policor gjatë të cilit janë sekuestruar në cilësi të provave materiale: një revole, tre telefona mobilë, një automjet, 915 euro, shënime/evidenca që dyshohet se ndërlidhen me veprat e lartcekura.

Ndërsa, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas arrestimit të dy personave të dyshuar me iniciale L.A. dhe S.A., të njëjtit i janë nënshtruar procesit të intervsitimit, pas të cilit me aktvendim të prokurorit kompetent të njëjtit dërgohen në mbajtje për 48 orë” – thuhet në njoftim.